Një aksident është regjistruar këtë të martë në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pocestë.
Sipas policisë drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, G.Zh., ka përplasur dy të mitura që po lëviznin me biçikletë në rrugë.
Të miturat janë transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 09.11.2021, rreth orës 13:08, në fshatin Pocestë, Maliq, shtetasi G. Zh., duke drejtuar një mjet tip “Volksëagen”, ka përplasur dy të mitura, që po lëviznin me biçikletë në rrugë, të cilat u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)
