Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë -Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ndërsa në spitalin e Korçës janë dërguar dy të mitur, përkatësisht 9 dhe 10 vjeç që kanë qenë brenda mjeteve. Fëmijët po marrin trajtim mjekësor në spital,ndërsa policia po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb