Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

 Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerja  kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Njoftim:

Kukës/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, automjeti me drejtues shtetasin M.H, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja A.A, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb