Mbrëmjen e së dielës, në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçem, një kamion, tip Volvo, me targa AA 859 SJ, i ngarkuar me fruta agrume (portokalle dhe mandarina) doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar dëmtime.
