Aksident në aksin Lezhë-Laç, në dalje të Urës së Milotit. Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, mes të cilëve një grua.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, aksidenti ka bllokuar për rreth 60 minuta aksin rrugor Lezhë-Laç, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
(Balkanweb)