Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor pranë kryqëzimit të Gocajve, përgjatë superstradës Lezhë–Shkodër.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar. Nga përplasja e fortë janë plagosur dy drejtues automjetesh dhe një pasagjer. Të tre janë transportuar në Spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
