Aksident i rëndë në aksin Maliq – Lozhan, mjeti përplas një këmbësor.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një automjet ka goditur një këmbësor, të identifikuar si Bashkim Hida, ,rreth 67 vjeç, i cili po kalonte rrugën.
I moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa drejt vendngjarjes është nisur dhe ambulanca.
“Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit”, njofton policia.
