Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras ku janë përfshirë 4 automjete.

Sipas gazetarit Elidon Ndreka 2 prej automjeteve të përfshira dyshohet të jetë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga informacionet paraprake, nuk ka qenë në makinë ish-kryeministri Berisha. Pasditen e sotme ish-kryeministri Berisha ka mbajtur Foltoren e radhës në Kurbin. Nga informacionet paraprake, mësohet se janë plagosur lehtë 3 persona të cilët janë dërguar në urgjencën e Laçit për ndihmë mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb