Një aksident automobilistik është regjistruar rreth orës 10:15 të paradites së sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në afërsi të qytetit të Peqinit.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të paktën një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që grupi hetimor dhe Policia Rrugore të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: