Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orë 12.00 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë.

Burime nga vendngjarja raportojnë se aksidenti ndodhi në fshatin Karinë.

Në aksident janë përfshirë dy autovetura. Pas përplasjes mes tyre, njëri nga automjetet ka dalë jashtë rruge. Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Peqinit.

Aksident2
Aksident2

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: