Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen, si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Fatkeqësisht, drejtuesi ka humbur jetën në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi:
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
