Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Morinë-Kukës, ku një shtetas dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dale nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar një 64-vjeçare e cila mori ndihmën e parë mjekësore dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftim i Policisë:
Kukës/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Morinë-Kukës”, shtetasi A. Gj., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja, shtetasja F. M., rreth 64 vjeçe, banuese në Kukës, e cila mori ndihmën e parë mjekësore dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
