Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër–Bushat, në afërsi të kryqëzimit të Kryebushatit. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një autoveturë, të cilat janë përplasur me forcë, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të tre personave.
Tre të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës nga autoambulanca.
Gjendja shëndetësore e tyre raportohet të jetë e rëndë, ndërsa mjekët po japin ndihmën e parë për stabilizimin e tyre.
Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
