Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë pranë fshatit Gërdec të Vorës.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Nga përplasja e fortë automjeti është përmbysur në rrugë.

Nuk ka ende të dhëna nëse si pasojë e përplasjes ka apo jo persona të lënduar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb