Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në aksin Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, ku një automjet tip Volkswagen që shërbente si taksi, ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti drejtohej nga shtetasi P. K., ndërsa në të ndodheshin dy pasagjerë britanikë. Të tre të plagosurit u transportuan menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, shtetasi P. K., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, drejtuesi dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të kanë mbetur të dëmtuar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, janë larguar nga spitali.

Vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb