Një aksident është regjistruar mesditën e së shtunës në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Lushnjë-Fier.

Sipas informacioneve i plagosur ka mbetur një 50-vjeçar i cili ka qenë duke drejtuar një motoçikletë, kjo e fundit është përplasur nga një mjet tip ‘Nissan’.

Ndërkohë që drejtuesi i motoçikletës i cili ka mbetur i lënduar ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, dyshohet se në momentin e udhëtimin ka qenë pa kaskën mbrojtëse.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton lidhur me detajet, teksa aksi ka vështirësi në lëvizje për shkak të trafikut të rënduar të krijuar pas aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb