TIRANË

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, makina e drejtuar nga shtetasja D. G, ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me bordurën e rrugës.

Të plagosurat janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “BalkanWeb” mëson se pas aksidentit në autostradë, në sensin e lëvizjes Tiranë-Durrës radha e mjeteve ka arritur mbi 7 km.

Burime nga vendngjarja i thanë “BalkanWeb” se mjeti fillimisht  është përplasur me ndarësen prej betoni të dy korsive dhe më pas ka këputur një shtyllë ndriçimi të autostradës. Policia, zjarrfikësit dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intesivisht për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30 në aksin rrugor Tiranë-Durrës automjeti me drejtuese D. G, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy pasagjeret në këtë automjet shtetasja I. H, dhe M. H, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të humbjes kontrollit të automjetit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: