Një aksident ka ndodhur mëngjesin sotëm në aksin rrugor Paftal-Mbreshtan, në ish-Njësinë Administrative Sinjë. Një mjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e përroit” ndërsa zbriste nga fshati Mbreshtan dhe ka rënë në humnerë. Ka qenë një banor i zonës, i cili ka lajmëruar policinë dhe repartin zjarrfikës.

Pas njoftimit, në vendngjarje ka shkuar menjëherë skuadra e MZSH-së, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të drejtuesit, duke e nisur atë drejt Spitalit Rajonal Berat. Sipas burimeve spitalore drejtuesi mjetit është duke marrë mjekime në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e tij është e rëndë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se i dëmtuari me inicialet S.T. është 33-vjeç dhe është nga fshati Paftan. Mendohet se shkaku i aksidentit të ketë qenë moti i lagësht dhe shpejtësia.

Informacion paraprak
Sot, në aksin Rrugor, Berat-Sinjë, në fshatin Mbreshtan shtetasi S.T, duke drejtuar automjetin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb