Një aksident automobilistik është regjistruar gjatë orëve të natës në zonën e njohur të Bllokut në Tiranë. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, pasi automjeti i përfshirë është një mjet tip “Benz”, i cili, për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

  • foto galeri
  • foto galeri

Makina ka përfunduar mbi trotuar, ku është përplasur me një pemë. Siç shihet edhe në pamjet, pjesa e përparme e automjetit është dëmtuar pothuajse tërësisht, duke treguar fuqinë e goditjes.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. Gjithashtu, shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë përplasje nuk janë bërë ende të qarta. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb