Një aksident ka ndodhur në Bulqizë.
Një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër në Bulqizë. Si pasojë e aksidentit, një person që ndodhej në ambulancën e Peshkopisë është transportuar fillimisht në Spitalin e Bulqizës dhe pritet të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Ende nuk dihet numri i saktë i personave të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
