Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Çërravë, në Pogradec. Sipas informacioneve të para, një mjet ka përplasur një motor me targa të huaja.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur një çift turistësh të huaj, të cilët fatmirësisht nuk kanë dëmtime të rënda. Në vendngjarje mbërriti policia dhe ambulanca, ku këta të fundit do t’i transportojnë të aksidentuarit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Nga ana tjetër, policia do të kryejë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Pogradec / Informacion paraprak
Rreth orës 09:55, në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”, motomjeti me drejtues shtetasin F. D., rreth 41 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. C.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja që udhëtonte me të, të dy shtetas francezë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
