Një aksident ka ndodhur në Durrës në aksin rrugor Plepa-Rromonat, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi dhe dy pasagjerët.
Sipas burimeve, 26-vjeçari i cili ishte drejtues i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

-A. L., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin “Plepa – Rromonat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan 26-vjeçari dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb