Një aksident ka ndodhur në lagjen numër 4 të Durrësit, ku një 26-vjeçar duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori 80-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa shoferi është arrestuar.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 26 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. L., 80 vjeç, banues në Durrës, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
