Një aksident është regjistruar sot në Durrës, ku janë shkaktuar dëme materiale. Ngjarja ndodhi në rrugën dytësore te mbikalimi i pasagjerëve në portin e Durrësit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksident janë përfshirë 2 makina dhe 1 motor.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
Për më tepër shihni pamjet nga vendi i ngjarjes.
(BalkanWeb)
