Dy automjete janë përfshirë në aksident duke u përplasur në aksin Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Sipas gazetarit të News 24 Fatimir Popja, aksidenti ndodhi në fshatin Katund i Ri i Elbasanit dhe për pasojë automjetet janë shkatërruar pjesërisht.

Ndërsa ka mbetur i dëmtuar njëri prej drejtuesve të automjeteve të përfshirë nē aksident si dhe është bllokuar përkohësisht qarkullimi.
(BalkanWeb)
