ELBASAN-Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Elbasan. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Buqes në aksin rrugor Elbasan-Mollas. Burime policore bënë me dije se shtetasi G.C, 50 vjec, banues në fshatin Buqes teksa drejtonte mjetin me targa El 0763 C aksidentoi këmbësorin me inicialet A.P, 21 vjeç, banues në fshatin Qyrkan.
Fill pas aksidentit i riu është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.
(ed.me/BalkanWeb)
