ELBASAN
Një i moshuar ka mbetur i plagosur në një aksident që ndodhi rreth orës 20:00 në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.
Mësohet se i moshuari është përplasur nga një automjet teksa ecte anës rrugës duke e lënë të plagosur.
Menjëherë ka mbërritur autoambulanca e urgjencës dhe i moshuari u transportua ne spital, ku sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak
Më datë 02.09.2021, rreth orës 19:50 , në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.M., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
