Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 14:00 në aksin nacional Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti nuk ka pasur pasoja fatale, raporton gazetarui Fatmir Popja.
Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe lëndime të drejtuesit të mjetit dhe njërit prej pasagjerëve , ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota lidhur me dinamikën e përplasjes.
Në vendngjarje ishin shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
