Dy automjete janë përplasur sot në Elbasan dhe për pasojë, një person është lënduar.

NJOFTIMI
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, automjeti me drejtues shtetasin Gj. Z., 32 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Kuçovë.

Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Gj. Z., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin K. K. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: