Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” në Fier. Raportohet se një person ende i paidentifikuar ka rënë në kanalin anësor të rrugës me automjetin e tij duke përfunduar në ujë.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” ka përfunduar në kanal dhe në përpjekje për të dalë nga mjeti ishte zhytur në ujërat e tij në gjendje të dehur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu, dhe shërbimi zjarrfikës, por drejtuesi i mjetit ishte nxjerrë nga banorët e zonës dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e automjetit nga kanali dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb