Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në unazën e madhe të Fierit, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një i mitur që ndodhej në pjesën e pasme të automjetit ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së përplasjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: