Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një automjet pasi ka humbur kontrollin ka goditur një mjet të parkuar.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit në ecje i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.
