Një aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Grykë në Fier. Bëhet me dije 25-vjeçari me iniciale G.G., ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.,

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

NJOFTIMI:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në fshatin Grykë, Fier, shtetasi G. G., 25 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: