Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ku një kamionçinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, automjeti ka dëmtuar edhe një shtyllë ndriçimi. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
