Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën lindore të qytetit të Fierit. Një automjet tip “Volswagen” është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime në trup.

Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të disiplinuar trafikun.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb