Një automjet dhe një motorr janë përfshirë në një aksident rrugor në Fier mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në segmentin Fier–Grecalli.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është transportuar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: