Një aksident ështe shënuar pasditen e sotme në aksin Fier- Vajkan në vendin e quajtur” Ura e Mbrostarit” .

Një automjet tip “ Fiat” me drejtues shtetasin L. XH, është përplasur me një mjet tip “ Volkswagen” dhe për pasojë drejtuesi dhe pasagjëri , babai dhe djali i tij i mitur kanë mbetur të lënduar.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku ndodhen nën kujdesin e mjekeve jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: