Një aksident i rëndë, me pasojë jetën e një 63-vjeçari nga Sllovakia ndodhi në aksin rrugor Fushë Arrëz-Kryezi- Iballe.

Gazetari Armir Mehaj raporton për News24 se dy turistë nga Sllovakia teksa po lëviznin me motor u përplasën me një automjet.

Njëri nga turistët ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa tjetri po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Pukës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb