KRUJË

Një grua ka mbetur e plagosur në një aksident pasditen e sotme në Fushë Krujë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:50, ku një automjet me drejtues shtetasin B. Xh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja M. Xh, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi B. Xh, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb