Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjes. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një mjet bujqësor.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulancat kanë transportuar në spital dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në përplasje.
Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut në zonë, i cili u rëndua për disa minuta pas përplasjes.
