TIRANË

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhur rreth orës 12:15, në “Bulevardin Blu” në Kamzë, ku mjeti me drejtues shtetasin A. H., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale E. B., rreth 17 vjeç.

I plagosur është dërguar me urgjencë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb