Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të fshatit Çiflig, në Korçë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se nga aksidenti janë plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës.
Burime policore thanë se njëri nga mjetet nga rruga kryesore ka kaluar në një degëzim të hyrje të një hoteli buzë rrugës kur është goditur nga një mjet tjetër që po vinte pas tij. Goditja ka qenë aq e fortë sa të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur rëndë. Policia po shkon ne vendngjarje.
Ndërkohë, policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Deri më tani, nuk dihet gjendja dhe identiteti i të plagosurve.
(BalkanWeb)
