Korçë – Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spital. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 4, motomjeti me drejtues shtetasin J. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi J. B., 45 vjeç, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
