4 shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik në Kroaci. Një shqiptar, 22 vjeç, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, i cili drejtonte automjetin tip Volkswagen Caddy është përplasur me një kamion MAN me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e Črnec Dugoselski.

aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët e veturës, tre shtetas shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas Nepalez, 26 vjeç.

Të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: