Një aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Kuçovës mbrëmjen e sotme. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Mjetet, njëri tip “Benz” me targa BR 22 44 B dhe tjetri i tipit “BMË” me targa AA 529 JH, po udhëtonin në sense të kundërta dhe janë përplasur kokë më kokë.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë nxjerre nga mjeti “Benz” që përfundoi në kanal drejtuesin e tij dhe kanë njoftuar policinë. Si rezultat i aksidentit janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një parakalim i gabuar i mjeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: