KURBIN

Një makinë ka dalë nga rruga pak çaste më parë në aksin rrugor Laç-Mamurras. “BalkanWeb” mëson se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 24-vjeçari, Florjan Tafa.

Makina me të cilën po lëvizjet 26-vjeçari ka dalë nga rruga duke u përplasur me pas me një bordurë. Kjo përplasje ka rezultuar fatale për këtë shtetas, ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe  po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Zheji, Kurbin mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi F.S.,24 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë”- njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: