Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Laprakë. Policia bën me dije se rreth orës 17:15, në Laprakë, shtetasi S. S., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

 

 Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.02.2022, rreth orës 17:15, në Laprakë, shtetasi S. S., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: