Një aksident rrugor ka ndodhur sot në zonën e Laprakës në Tiranë, ku janë përfshirë tre automjete: një taksi, një autobus dhe një makinë policie.

Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të pasdites, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në segmentin ku ndodhi përplasja.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë tre persona, të cilët kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia, me anë të një deklarate, shprehet se në aksident janë përfshirë në fakt 6 automjete.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, janë përfshirë në përplasje 6 automjete.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: