Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan – Tepelenë , në vendin e quajtur Kafaraj .
Një automjet është përplasur me një motorr dhe si pasoje e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit.
Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor , të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.
(Balkanweb)
