Një aksident është regjistruar tek kryqëzimi i Rrilës në Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se nga të dhënat paraprake flitet për të lënduar. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit në fjalë.
(BalkanWeb)
